“S’duhet të kishte Komision Hetimor për inceneratorët”/ Vasili: SPAK i ka me emra, të dhënat për herë të parë i ka publikuar Kryemadhi

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e ka konsideruar një turp procesin e për shkarkimin e presidentit Meta duke e mbajtur pezull për një orë të gjatë. I ftuar ë emisionin “Frontline”, Vasili foli edhe për incenertorët ku sipas tij s’duhet të kishte Komision pasi SPAK i ka me emra, gjysmat i ka bërë Kryemadhi e tjerat ai.

Në procedurën e parë të shkarkimit i kërkon presidentit nëse do të shprehet në Komision dhe u dha një kohë 5 ditë për të përgatitur. Brenda 24 orëve presidenti konfirmon. Për procedura të tjera u janë dhënë jave të tëra. Gjykatës Kushtetuese i kanë çuar vetëm një dokument se ka prishur marrëdhëniet. Në këto kushte të një turpi, derexhe për mua nuk duhej të futej fare në gjykim. Gjykata Kushtetuese e mbajti pezull këtë çështje për një kohë të gjatë. Drejtësia për mua ka një provë , luftën kundër korrupsionit.
S’duhet të kishte Komision për Inceneratorët duhej të kishte mbaruar. SPAK i ka me emra, gjysmat i ka bërë Kryemadhi e tjerat unë.

PD ka marrë flamurin e inceneratorëve?

Kallëzimet e LSI i ke parë? Të dhënat për herë të parë i ka publikuar Monika Kryemadhi.