Sekretari amerikan i Shtetit takohet me patriarkun ortodoks të Stambollit

Takimi i kryediplomatit amerikan me patriarkun u zhvillua në Patriarkanën në rrethin Fatih të Stambollit dhe zgjati rreth 80 minuta prapa dyerve të mbyllura

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, sot ka vizituar Patriarkun Ortodoks Grek të Stambollit, Bartholomeu I, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi i tij me patriarkun u zhvillua në Patriarkanën në rrethin Fatih të Stambollit dhe zgjati rreth 80 minuta prapa dyerve të mbyllura.

I shoqëruar nga një delegacion që përfshinte bashkëshorten e tij Susan Pompeo dhe ambasadorin e SHBA-së në Turqi David Satterfield, Pompeo vizitoi gjithashtu Katedralen e Shën Gjergjit.

Pas takimit, Pompeo dhe delegacioni shoqërues vizituan Xhaminë historike Rustem Pasha në rrethin Eminonu.

Vizita e Pompeos në Stamboll është pjesë e turneut të tij në shtatë vende që filloi të hënën në Francë. Ndalesa e tij e ardhshme do të jetë Gjeorgjia.