Selanik, sekuestrohen 252 kg marijuanë

Trafik droge edhe për Vitin e Ri

Janë sekuestruar në Selanik të Greqisë, 252 kilogramë marijuanë.

Operacioni i policisë antidrogë u zhvillua në Neoxorudha, në bashkëpunim me rojën bregdetare.

Në një magazinë të marrë me qira nga një 34-vjeçar, të dhëna më tepër për të cilin nuk bëhen të ditura, u gjetën dhe sekuestruan 21 pako me 17 kg marijuanë.

Në operacion mori pjesë edhe qeni i policisë “Bomber”. U vijua operacioni në një magazinë në Menemeni, ku u gjetën dhe sekuestruan 235 kg marijuanë të tjera.

Operacioni në fjalë vijon, teksa autoritetet greke janë duke hetuar edhe më shumë për trafikun e lëndës narkotike.