Serbët ‘përçajnë’ Bosnjën, parlamenti i republikës serbe voton shkëputjen nga institucionet

Parlamenti i serbëve të Bosnjës aprovoi të premten një deklaratë që do të dobësojë autoritetin qendror të vendit ballkanas.

Ligjvënësit votuan për nisjen e një procedure për serbo-boshnjakët për t’u tërhequr nga ushtria boshnjake, shërbimet e sigurisë, sistemi i taksave dhe gjyqësori.

Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Milorad Dodik deklaroi se vendimi historik i Parlamentit do të forcojë pozitën e mini-shtetit serb të Bosnjës, i formuar si pjesë e marrëveshjes së sponsorizuar amerikane që i dha fund luftës në vitin 1995.

“Pavarësisht faktit se ka pak gjasa që ndryshimet të hyjnë në fuqi së shpejti, ekziston frika se retorika aktuale dhe lëvizjet e Republikës Serbe mund ta fusin Bosnjën në një krizë edhe më të thellë”, u shpreh Stefan Goranovich.

Gjatë një ceremonie të dorëzimit të helikopterëve të rinj nga SHBA, Sefik Dzaferoviç, anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe deklaroi se politikat e Dodik janë të rrezikshme dhe i bëri thirrje Uashingtonit dhe BE-së që të veprojnë ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim udhëtimi për Dodik dhe kanë ngrirë asetet e tij dhe si autoritetet amerikane edhe ato gjermane kanë paralajmëruar së fundmi sanksione shtesë nëse ai vijon me kursin e tij.