Kurti: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për BBC-në ka thënë se Serbia do që Kosova do të bosnjëzohet, por ai ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kreu i qeverisë së Kosovë siguroi se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk do të ndodhë, qoftë vetë në qeveri apo opozitë.

“Kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, kurrë. Ishte gjithmonë Beogradi që ishte nervoz. Ata (Serbia) duan që ta përsërisin bosnjëzimin në Kosovë, ne nuk do ta lejojmë këtë, qofshim në opozitë apo qeveri. Kjo është arsyeja që jam votuar: Të pamundësojë bosnjëzimin e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Ai shton se “është i sigurt që me programin tonë, ne do t’i ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët”.

“Nëse ne pyesim serbët cilat janë ankesat tuaja, ata do të thonë ‘vendet e punës dhe drejtësia’, por Beogradi do të ketë një shtet brenda një shteti, një shtet të Serbisë brenda pavarësisë së Kosovës”, përfundoi ai.

Pak ditë më parë Albin Kurti deklaroi se nuk ka ende një datë të takimit mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, sa i përket çështjes së dialogut.