Serbia nuk dënon Rusinë: Nuk i bashkohemi histerisë së Perëndimit

Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin tha të martën se Beogradi nuk do të vendosë sanksione dhe nuk do t’i bashkohet “histerisë” perëndimore kundër Moskës. “Serbia nuk do të jetë kurrë pjesë e histerisë anti-ruse në të cilën vidhet prona…

Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin tha të martën se Beogradi nuk do të vendosë sanksione dhe nuk do t’i bashkohet “histerisë” perëndimore kundër Moskës.

“Serbia nuk do të jetë kurrë pjesë e histerisë anti-ruse në të cilën vidhet prona e qytetarëve rusë dhe prona e Federatës Ruse, ashtu siç ne nuk do të ndalojmë mediat ruse”.

Serbia po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por është një nga vendet e pakta në Evropë që ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Kremlinit.Rusia dhe Serbia ka lidhje të ngushta mes tyre, si politike, historike dhe kulturore.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar më herët se Serbia nuk do t’i bashkohet aleancës ushtarake duke thënë se ata kanë mjaftueshëm ushtarë për të mbrojtur fëmijët e tyre dhe brezat e ardhshëm.

Më parë, Vuçiç kishte deklaruar gjithashtu se nëse homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënon bombardimet e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, atëherë edhe ai do të dënojë Rusinë.