SHBA, papunësia shënon shifrat më të larta që nga depresioni i madh

Numri i personave të cilët aplikuan për punësi u rrit me dhjetëfish gjatë muajit, në 18.1 milionë ndërkohë që numri i vendeve të punës të humbura u ngjit në rreth 2 milionë.

Norma e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ngjit në 14.7% gjatë prillit, duke prekur kështu nivelin më të lartë që prej depresionit të madh të viteve 30`. Por, për ekspertët, më e keqja nuk ka ardhur ende. Vazhdimi bllokimit të ekonomisë më të madhe të botës do të vijojë të lerë miliona njerëz të papunë.

Të dhënat e Prillit flasin për 20.5 milionë vende pune të shkurtuara në shtetet e bashkuara vetëm gjatë muajit prill, duke “fshirë” kështu plot një dekadë në rimëkëmbje të tregut të punës pas krizës financiare globale të vitit 2008. Rënien e tregut të punës e udhëheq kështu argëtimi dhe akomodimi me 7.7 milionë vende pune, në rënie me 47%, tregojnë të dhënat e byrosë së statistikave të punës në vend, transmeton Scan.

Numri i personave të cilët aplikuan për punësi u rrit me dhjetëfish gjatë muajit, në 18.1 milionë ndërkohë që numri i vendeve të punës të humbura u ngjit në rreth 2 milionë. Disa ekspertë besojnë se shifra e papunësisë është 5 pikë përqindje më e lartë se ajo që raportohet, duke qenë se shumë individë nuk ja kanë dalë dot të aplikojnë për përfitimet e papunësisë, vetëm për shkak të vështirësive me formularin. Pavarësisht se masat bllokuese pritet të lirohen, papunësia pritet të jetë mjaft e lartë edhe përgjatë majit, thonë ekspertët.