SHBA/ Përfundon takimi Rama-Blinken në Departamentin e Shtetit

Ka perfunduar edhe takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Departamentin e Shtetit.

Më herët Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në pritjen e organizuar me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e OKB-së, u shpreh se anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit shënon një tjetër gur themelor në rrugën drejt transformimit në përmbushjen e aspiratave si komb.

Gjithashtu ai u shpreh se Shqipëria ishte një bunker në terr, dhe se u zvarrit nën një nga regjimet komuniste më shtypëse në Europë, duke e bërë vendin, Korenë e Veriut të Europës, ndërsa shtoi: “Diktatura u shkërmoq falë thirrjes së njerëzve drejt asaj çka për natyrën njerëzore është një nevojë e brendshme: lirisë, barazisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.

Postimi i Edi Ramës: