SHBA, sekuenca të ndryshme të viruseve tek i riu për herë të dytë me COVID-19

Zbulohet se sekuencat gjenetike të viruseve që një i ri u infektua dy herë me COVID-19 në SHBA janë të ndryshme

Zbulohet se sekuencat gjenetike të viruseve që një i ri u infektua dy herë me koronavirusin e ri (COVID-19) në SHBA janë të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli të revistës “The Lancet”, një pacient 25-vjeçar në qytetin Reno në Nevada, fillimisht është infektuar me COVID-19 në mes të prillit ndërsa përsëri në fund të muajit maj.

Theksohet se personi i cili është diagnostikuar me COVID-19 në prill, në fund të marsit ka filluar të ndjejë simptoma lidhur me COVID-19, të tilla si dhimbje të fytit, kollë, dhimbje koke, vjellje dhe diarre.

Shkencëtarët tregojnë se i riu i cili është shëruar deri 27 prill dhe se në muajin maj testi i tij ka rezultuar dy herë negativ ndërsa në fund të muajit maj sërish është prekur nga koronavirusi dhe është shtruar në spital me ethe, dhimbje koke, marramendje, kollë, të përzier dhe të vjella.SHBA, sekuenca të ndryshme të viruseve tek i riu për herë të dytë me COVID-19

Pacienti është dërguar në shtëpi pasi krahërori i tij është inçizuar në rentgen, i cili pas 5 ditëve sërish ka shkuar në mjek dhe se përqindja e oksigjenit në gjakun e tij ka rënë.

Pasi janë bërë teste, pacienti ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Ekspertët hulumtuan sekuencat gjenetike të virusit të marrë nga pacienti gjatë dy infektimeve dhe zbuluan se virusët ishin të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Sipas artikullit, infektimi i dytë mund të kalojë më rëndë se i pari, madje edhe tek persona e rinj dhe të shëndoshë.

Më parë në Hong Kong, Holandë dhe Belgjikë ishin regjistruar pacientë të infektuar dy herë me COVID-19.