Shembet akullnaja në Itali, 6 të vdekur

Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën pasi një pjesë e madhe e një akullnaje malore u shemb në Alpet italiane të dielën pasdite, duke lënë 8 të plagosur dhe rreth 20 të zhdukur, theksuan sot autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA). Orteku i borës, akullit dhe shkëmbinjve goditi një grup alpinistësh që po ngjiteshin…

Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën pasi një pjesë e madhe e një akullnaje malore u shemb në Alpet italiane të dielën pasdite, duke lënë 8 të plagosur dhe rreth 20 të zhdukur, theksuan sot autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).

Orteku i borës, akullit dhe shkëmbinjve goditi një grup alpinistësh që po ngjiteshin me litar në Marmolada, mali më i lartë në Dolomites, midis rajoneve veriore italiane të Trentinos dhe Venetos, sipas shërbimeve lokale të urgjencës.

Kryeministri italian Mario Draghi shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e viktimave, identitetet e të cilëve nuk dihen ende. Të hënën në mëngjes, Draghi do të udhëtojë për në Canazei, në provincën e Trentinos, ku është vendosur një qendër operacioni i shpëtimit.

Ekspertët malorë thanë se aksidenti në Marmolada ishte më i madhi i këtij lloji në Alpe në dekada. Ata vunë në dukje se temperaturat e larta rekord në ditët e fundit mund të kenë kontribuar në përshpejtimin e shkrirjes së akullit, por shtuan se shumë faktorë janë në lojë.

Sipas studimeve të qendrës shtetërore të kërkimit CNR të Italisë, akullnaja nuk do të ekzistojë më në 25-30 vitet e ardhshme dhe pjesa më e madhe e vëllimit të saj tashmë është zhdukur për shkak të efekteve të ngrohjes globale.