0.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Janar, 2022

Shembja e tunelit Kardhiq-Delvinë? ‘Gjoka Konstruksion’: Është rutinë, punimet s’kanë pësuar asnjë cedim! Do të përfundojnë para afatit

Pas lajmit për situatën problematike tunelin Delvinë-Kardhiq, ku u raportua se ka pasur shembje të tunelit, ka reaguar shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, sqaron se nuk ka shembje të tunelit, por gjithçka e shpërndarë deri më tani është pjesë e punës rutinë, ndërsa punimet s’kanë asnjë cedim.

‘Gjoka Konstruksion’, thekson se tuneli ka afat kontraktual dorëzimi vitin 2023 dhe sipas avancimeve të punimeve të kryera deri më sot pritet ta dorëzojnë tunelin Kardhiq –Delvinë të përfunduar në Pranverë 2022 të sigurt dhe të hapur për qarkullim.

Statusi:

“Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a në lidhje me lajmin e shëmbjes së tunelit “Delvinë – Kardhiq” i cili po qarkullon në media sot më datë 10 Dhjetor 2021 njofton opinionin publik se nuk ka shëmbje të tunelit Kardhiq –Delvinë. Gjithçka e shpërndarë nëpërmjet fotove në media është pjesë rutinore e punës dhe punimet e përfunduara në tunel nuk kanë pësuar asnjë cedim. Tuneli ka afat kontraktual dorëzimi vitin 2023, por ne sipas avancimeve të punimeve të kryera deri më sot pritet ta dorëzojmë veprën tunelin Kardhiq –Delvinë të përfunduar në Pranvere 2022 të sigurt dhe të hapur për qarkullim”, njofton shoqëria.

Foto

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme