Sherr mes Braçes dhe Salianjit në Kuvend, ndërhyn Garda

Degradon sherri në Kuvend mes deputetëve Erion Braçe dhe Ervin Salianji.

Gjithçka nisi pasI Salianji iu drejtua Braçes me pyetjen: “A je ti ai zv.kryeministri që del në përgjimet e prokurorisë italiane për Taçin?”.

Por, kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Braçe, i cili foli nga salla dhe i drejtoi gishtin Salianjit.

Në këtë moment deputetët u afruan, por menjëherë ndërhyri Garda, duke shmangur një përplasje fizike mes tyre.