Shifrat e sotme për Italinë, 662 viktima nga COVID-19 në 24 orë

Janë publikuar shifrat e fundit për situatën në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 662 viktima nga koronavirusi.

Ndonëse ka një rënie të lehtë, shifra mbetet sërish e frikshme.

Ndërkohë, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 8165, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 80 mijë.