Shkencëtari turk Yusuf Tutar hyn në listën e “Shkencëtarëve më me ndikim të botës”

Shkencëtari turk, Profesor Doktor Yusuf Tutar u përfshi në listën "Shkencëtarët më me ndikim të botës".

Shkencëtari turk, Profesor Doktor Yusuf Tutar u përfshi në listën “Shkencëtarët më me ndikim të botës”.

Sipas deklaratës së bërë nga Universiteti i Shkencave të Shëndetit “SBU” në Stamboll, John Loannidis dhe ekipi i tij nga Universiteti “Stanford” në SHBA zhvilluan studimin për “Shkencëtarët më me ndikim në botë”.

Në studimin e botuar në revistën shkencore “Science Direct PLOS Biology”, u vlerësua performanca akademike e 7 milionë shkencëtarëve që kanë botuar të paktën 5 artikuj në fushën e tyre.

Ky studim përcaktoi 100 mijë shkencëtarë që hynë në kategorinë “shkencëtari i nivelit të lartë në botë” midis viteve 1996-2019.

Krahas Yusuf Tutar që hyri në listën e “Shkencëtarëve më me ndikim në botë” në listën prej 100 mijë shkencëtarësh, hynë edhe 857 akademikë turq.