Shkodër, aksidentohet me motor 54-vjeçari, humb jetën

Humb kontrollin e motorçikletës dhe përplaset me vazo lulesh në rrugë, vdes 54-vjeçari

Një person ka humbur jetën sot në Shkodër, teksa udhetonte me motorcikletë, ka humbur kontrollin dhe është perplasur me një vazo lulesh. Ai ka humbur jetën menjëherë.

Burimet thanë se viktima quhet Ndriçim Bicakani, raporton Frekuenca.

Njoftimi i policisë

Me datë 12.07.2018, ora 15:40, jemi njoftuar se në aksin rrugorë Shkodër – Baçallek, ka ndodhur aksident me motorrçiklete, shtetasi N. B. 54 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër, duke humbur kontrollin mbi mjetin është përplasur me një vazo lulesh, në anësore të rrugës, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.