Shkodër, covid “zbraz” shkollat/ Në qytet mungesat janë më të shumta

Përhapja e gjerë e varianteve të koronavirusit por edhe situata gripale kanë përfshirë edhe sistemin arsimor në Shkodër.

Në javën e parë të mësimit për vitin 2022, gjendja ka qenë më problematike por në dy ditët e fundit ka një përmirësim të lehtë. Gjithsesi janë të shumtë nxënësit të cilët kanë munguar.

Mungesa ka edhe në radhët e mësuesve ku një pjesë janë të infektuar nga koronavirusi ndërsa të tjerët me probleme të tjera shëndetësore, kryesisht grip.

Në shkollat e njësive administrative gjendja është më pozitive për shkak të numrit të vogël të nxënësve në shkolla dhe mundësive më të pakta për përhapjen  e virozave por edhe koronavirusit.