Një 19-vjeçar u sulmua me thikë nga një tjetër i ri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në qendër në rrethana ende të paqarta.
I plagosuri me iniciale I.P u dërgua në spitalin Rajonal të Shkodrës dhe për shkak të plagëve të rënda është futur me urgjencë në sallën e operacionit.
Policia shkoi menjëherë në vendin ku ka ndodhur plagosja dhe po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen



