Shkodër, mbahet seminari i radhës “Metafizika e Demokracisë’

Për të tretin vit radhazi në qytetin e Shkodrës organizohet nga shoqata ‘Istanbul’ “Shkolla Rinore Ballkanike Shqiptare”, në bashkëpunim me YTB (Organizatës për Turqit jashtë Shtetit dhe Komunitetet Mike) edhe këtë vit organizohet një cikël seminaresh me karakter trajnues, ku trajtohen tematika të larmishme kulturore, fetare, filozofike e historike.

Këtë të Diel ishte i ftuar analisti dhe pedagogu i njohur Fitim Zekthi  që mbajti seminarin me temë “Metafizika e Demokracisë”.

Ky aktivitet u zhvillua ne qendrën kulturore “Përpjekja” ne qytetin e Shkodrës. Ne ketë aktivitet morën pjesë rreth 50 te rinj, studentë në degë të ndryshme të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Gjatë një periudhe një mujore do të organizohen takime dhe seminare ku do të ligjërojnë profesorë, studiues, akademikë.

Takimet zhvillohen çdo fundjavë pranë ambienteve të Shoqatës “Përpjekje” në qytetin e Shkodrës. Në fund të programit trajnues, pjesmarrësve do t’u jepet mundësia të vizitojnë për disa ditë Turqinë dhe të njihen nga afër me historinë, kulturën dhe traditat e këtij vendi mik për Shqipërinë dhe shqiptarët.