Në zbatim të Urdhërit të Brendshëm të D.V.P.Shkodër në qytetin e Shkodrës, janë ngritur dhe kanë funksionuar gjithsej 16 pika kontrolli me 60 punonjës policie, të mbështetur nga punonjës të FNSH dhe Ushtrisë. Një pikë kontrolli është vendosur në Urën e Bunës për reduktimin e lëvizjes edhe të kembësorëve.
Sipas njoftimin nuk ka patur asnjë rast të infektuar nga COVID-19 në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Në pikën kufitare të Muriqan është ndërprerë totalisht qarkullimi, ndërsa në pikën kufitare të Hanit Hotit janë regjistruar rreth 700 shtetas të huaj dhe vendas që kanë kaluar dy anët e kufirit.
Nga Komisioni i Mbrotjes Civile-Qarku Shkoder është terhequr vemendja përseri për ndërhyrjen e strukturave ligjzbatuese në kontrollin dhe monitorimin e çmimeve si dhe në pastrimim e higjenizimin e rrugëve kryesore e sidomos të vendgrumbullimit të mbeturinave.
Është kërkuar që të shpejtohen mekanizmat për sigurimin e maskave dhe dorezave pasi ka mungesa në qytetin e Shkodres



