Shkodër, një trup i pajetë qëndron në mes të rrugës

Pamje të rënda nga Shkodra, një trup i pajetë qëndron në mes të rrugës, dyshimet e para...

Një person është gjetur i pajetë në lagjen Don Bosko në Shkodër, ndërsa dyshimet e para janë që të ketë humbur jetën si pasojë e një infarkti. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, trupi i pajetë i një burri rreth të 60-tave vijon që të qendrojë i shtrirë në tokë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk është bërë ende identifikimi i personit që ka ndërruar jetë. Janë duke vazhduar hetimet për rastin