Shkodër, qarkullonte me pistoletë arrestohet 25-vjeçari

Një i ri ka rënë në prangat e uniformave blu të Shkodrës për armëmbajtje pa leje. 25-vjeçari me iniciale L.M. qarkullonte i armatosur me pistoletë.

Një i ri ka rënë në prangat e uniformave blu të Shkodrës për armëmbajtje pa leje. 25-vjeçari me iniciale L.M. qarkullonte i armatosur me pistoletë.

Policia kishte marrë informacione për të dhe forcat “Shqiponja” organizuan punën për kapjen e tij, raporton Tv Klan.

25-vjeçari u ndalua teksa po udhëtonte me motor dhe gjatë kontrollit fizik iu sekuestrua një pistoletë TT. Ndaj tij u referuan materialet për armëmbajtje pa leje.