Në Shkodër është shfaqur dokumentari “Rrjeti” (The Network), i cili demaskon fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste FETO, përgatitur nga TRT World në kuadër të projektit të Zyrës së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë dhe realizuar nga gazetari britanik Andrew Wilson, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë shfaqjes së dokumentarit në ambientet e Institutit “Yunus Emre” në qytetin e Shkodrës ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të institucioneve turke, përfaqësues të institucioneve vendore dhe qytetarë.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, duke folur për FETO-n, ambasadori Yörük tha se me tanke dhe me armatime të rënda është kërcënuar populli civil turk, që ishte me duar bosh, por me shpirt plot besim. Ai shtoi se “kjo organizatë nuk është nga ata organizatat kaliske terroriste që ne dimë”.
“Kjo organizatë më së shumti është si një organizatë e strukturës së shërbimit të fshehtë informativ që ushtron aktivitet e saj mbi parimin e fshehtësisë maksimale, e cila duke ndryshuar pamjen dhe identitetin ka fuqinë të depërtojë në të gjitha institucionet private dhe shtetërore në shAtetet ku operon”, tha Yörük.
Ambasadori turk tha se aktivitet e saj organizata terroriste FETO ka arritur t’i sjellë edhe në Shqipëri.
“Synimi i tyre është që me kalimin e kohës të zotërojnë të gjitha institucionet, strukturat private dhe shtetërore të shteteve ku ndodhen. Në këtë mënyrë ata kanë për qëllim të krijojnë një rrjet në të gjithë botën. Fatkeqësisht Shqipëria këtë rrjet vazhdon ta strehojë. Duhet të tregoni shumë kujdes dhe vigjilencë. Duhet t’i jepni një mbështetje konkrete dhe të qëndrueshme përpjekjeve të Turqisë”, tha ambasadori Yörük.
Dokumentari është shfaqur edhe në Tiranë dhe Shkup, në kuadër të aktiviteteve që organizohen për përvjetorin e tretë të tentativës për grusht shteti në Turqi.
Dokumentari tregon sesi organizata terroriste FETO, që drejtohet nga Fetullah Gülen, përdor rrugët e pandershme dhe ato joligjore për të arritur qëllimet e saj.
Turqia më 15 korrik shënon përvjetorin e tretë të tentativës për grusht shteti organizuar nga organizata terroriste FETO, gjatë së cilës u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.



