Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në banesën e ish-baskebollistit të Vllaznisë, Nikolin Arra.
Ai dhe familja e tij ndodhen jashtë Shqipërisë. Sipas verifikimeve paraprake të policisë lënda plasëse është vendosur në portën hyrëse të banesës në lagjen Qaf Hardhi në Shkodër.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve.
Kush është Nikolin Arra?
Nikolin Arra ka qenë ish-basketbollisti i Vllaznisë. Ai është arrestuar nga Policia më 15 korrik të 2015 për “shpërdorim detyre”, pasi punonte si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër. Ai ra në pranga gjatë operacionit të koduar “Evazioni”.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është troditur sërish Shkodra, pasi ka pasur dy shpërthime me tritol në lagjen “Qafë Hardhi”, në banesën e Nikollë Arrës , babait të Nikolin Arrës. Nga shpërthimet pati dëme të shumta materiale, pasi porta është dëmtuar dhe janë thyer xhamat e banesës. Dyshohet se eksplozivi ka qenë një mesazh i drejtpërdrejt për familjen Arra. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.


