Një 74-vjeçar, i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë nga COVID-19. Sipas informacioneve mësohet se i moshuari prej ditësh ishte shtruar në spital dhe mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë.
I moshuari kishte disa ditë që ishte në terapi intensive dhe gjendja e tij ishte rëndëuar. Po ashtu burime bëjnë me dije se ai ka pasur dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
74-vjeçari, bëhet viktima e 129 nga COVID-19, por ende ministria e Shëndetësisë nuk ka një njoftim zyrtar për vdekjen e tij.



