Shkup, organizohet iftar për të rinjtë

Në iftarin e organizuar në Kurshumli An të Çarshisë së Vjetër të Shkupit morën pjesë atasheu i Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, studentë, akademikë dhe të ftuar të tjerë

Në bashkëpunim mes Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Institutit Yunus Emre – Shkup, është organizuar iftar për të rinjtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në iftarin e organizuar në Kurshumli An të Çarshisë së Vjetër të Shkupit morën pjesë atasheu i Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, studentë, akademikë dhe të ftuar të tjerë.

Përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Adil Sezengöz, në fjalimin e tij të pranishmive ua përcolli përshëndetjet e Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, njëherësh edhe kryetar i këtij institucioni, kryetarit të përgjithshëm të Gjysmëhënës së Kuqe Turke Dr. Kerem Kınık si dhe të popullit turk të cilët me ndihmat e tyre e kanë bërë Gjysmëhënën e Kuqe Turke numër një në botë.

“Këtu kam vëzhguar një komunitet, me njerëz të shumë kombësive, shumë kulturave të ndryshme që jetojnë në paqe”, u shpreh ai duke treguar se në këtë vend ndodhet afër një javë.

Sezengöz theksoi se Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik është një fole shkencore ku është e pranishme atmosferë paqësore. Ai kërkoi nga studentët që të mundësojnë që këtë atmosferë ta përhapin në mbarë botën.

Drejtori i Institutis Yunus Emre – Shkup, Serhat Kula, nga ana e tij tha se, beson se të rinjtë janë shpresa e kohës. “Ndërsa të rinjtë në universitet janë arkitektë të shpresës”, tha ai.

Kula tha se pa marrë parasysh vështirësitë që shkaktojnë humbjen e shpresës tek të rinjtë, i këshilloi ata që mos t’i dëgjojnë këto dhe të vlerësojnë çdo çast për të ndërtuar të ardhmen.

Programi përfundoi me një mini koncert dhe performancë të përgatitur nga studentët.