Shoferët e transportit ndërqytetas paralajmërojnë rritje të çmimit të biletës

Rritja e çmimit të naftës në 260 lekë për litër ka prekur edhe transportin ndërqytetas.

Shoferet e autobusëve në terminalin e transportit ndërqytetas për Veriun dhe Jugun shprehen se kjo situatë ua ka vështirësuar punën.

“60 litra naftë vajtje-ardhje për Shkodër, 150 mijë lekë naftë vajtje-ardhje”, tha një shofer që bën rrugën Tiranë – Shkodër.

“Po dalim me minus, nuk ka ndikuar pozitivisht, edhe pagat e luftës nuk na i kane dhënë të gjitha”, tha një shofer që bën rrugën Tiranë – Durrës.

Ndërkohë, ata thonë se në ditët pasardhëse do të marrin një vendim për rritjen e çmimit të biletës.

“Në Ukrainë bëhet lufta, në Shqipëri bëhet rritje çmimesh”, ankohen shoferët.