Shokohet FETO në SHBA, Teksas refuzon hapjen e shkollës

Hall thotë se duhet theksuar fakti që bordi prej 15 anëtarësh nuk e shikon organizatën terroriste FETO si të tillë. Ai thotë se edhe ata që e shohin si të tillë nuk e thonë atë hapur.

Organizata terroriste FETO përmes një rrjeti shkollash në SHBA ka arritur të akumulojë shuma të mëdha parash, përmes ndihmës arsimore të marrë nga SHBA-ja ku sipas ligjeve vendase edhe arsimi privat subvencionohet.

Por këtë herë Bordi i Arsimit të shtetit të Teksas-it i ka thënë jo zgjërimit të rrjetit të shkollave të kësaj organizate.

Këtë gjë e ka pohuar një nga zyrtarët e këtij bordi, DeEtta Culbertson i cili ka pohuar mos aprovimin gazetarit të Anadolu Agenci, ndërsa nuk ka preferuar të japë detajet për arsyen.

Nga ana tjetër detaje në lidhje me këtë anulim dalin përmes një hulumtimi të gazetarit, Mark Hall. Gazetari duke folur për temën në fjalë, ka thënë se tentimi për hapjen e kësaj shkolle nga një person me emrin Tarim. Ai ka pohuar se ky person më parë ka qenë një nga drejtuesit e linjës së shkollave Harmony Public School, ndërsa pasi është ndarë prej tyre ka tentuar të hapë disa shkolla nën emrin Royal Public Schools në Austin dhe Houston të Teksas-it.

Gazetari Hall ka thënë se personi në fjalë kishte në plan të hapte një zinxhirë me 8 shkolla dhe më pas planin e tij e reduktoi me 4 shkolla. Ai thekson se falë mospranimit nga bordi i arsimit të Teksas-it ky rrjet shkollave nuk do të hapet. Duke folur për arsyen e anulimit, ai ka thënë se problemet në aplikim dhe numri i mjaftueshëm i shkollave në këtë zonë, ka bërë që komisioni të mos pranojë hapjen.

Edhe pse nuk pranojnë hapur praninë e FETO-s në SHBA, zyrtarët amerikanë duket se janë të vetëdijshëm për praninë e tyre. Kontrollet e shumta të kohëve të fundit ndaj këtyre shkollave si dhe vendimi i fundit i bordit të arsimit të Shtetit të Teksas-it për mos lejimin e hapjes së shkollës, janë disa nga treguesit më kryersor për këtë./Takvim