Shpejtësia e lartë ‘përplas’ dy mjetet në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, katër të plagosur

Një aksident që ka rezultuar me katër të plagosur është shënuar sonte në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Gramsh. Mjeti tip “Kady”, në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh me fëmijën, ka goditur nga pas mjetin tip “BMW”. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur 4 persona, tre…

Një aksident që ka rezultuar me katër të plagosur është shënuar sonte në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Gramsh. Mjeti tip “Kady”, në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh me fëmijën, ka goditur nga pas mjetin tip “BMW”.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur 4 persona, tre në mjetin “Kady” dhe një në mjetin “BMW”. Të lënduarve po u jepet ndihma mjekësore në spitalin e Lushnjës dhe sipas mjekëve të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit, dyshohet shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte një nga mjetet, drejtuesi i të cilit do t’i nënshtrohet testit të alkoolit.

Shpejtësia e lartë 'përplas' dy mjetet në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, katër  të plagosur - Top Channel