Të dy ngjarjet për një rastësi të çuditshme referuar komunikatave të policisë në të dy qytetet kanë ndodhur në ora 12 e 20 minuta, raporton Top Channel.
Në fshatin Dushk Sektor në Lushnje mori lëndime të lehta një 75 vjeçar dhe bashkëshortja. Shkak mendohet se është bërë ndezja e një cigareje nga e zonja e shtëpisë në kohën që siç dyshohet kishte një rrjedhje gazi. Iljaz dhe Esma Kojku janë në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa në lagjen nr.14, në Durrës, bombola shpërtheu në një banesë dhe si pasojë është dëmtuar një 83-vjeçare, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.



