Shpërthimi apokaliptik i Bejrutit dhe turpi i Qeverisë Hoti që e turpëroi Kosovën dhe popullin e saj!

Shkruan: Mustafa Bajrami

Se ku jemi me qeveri, me diplomaci e me mediume, e keni pare mbrëmë. E keni parë neglizhencën totale dhe papërgjegjësinë e skajshme të shtetit të Kosovës.

Shkruan: Mustafa Bajrami

Ndodhi shpërthimi më i madh në botë pas Hiroshimës e Çernobilit, mbi njëqind shtete dërgojnë telegrame ngushëllimi, thuajse të gjitha shtetet evropiane me gjithë BE-në shprehin gatishmëri për të ofruar ndihma, foli Trump, Pompeu dhe administrata amerikane, me dhjetëra presidentë, kryeministra e ministra të botës demokratike telefonuan zyrtarë të lartë libanezë.

Pjesa më e madhe e mediumeve botërore u mirrën kryesisht me shpërthimin e Bejrutit, ndërsa tek ne në Kosovë, qeveria si kjo e jona më, diplomacia si kjo e jona më, dhe, mediumet tona, si këto të tonat më, bënë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Mbrëmë Shqipëria ngushlloi popullin libanez dhe i shprehi gatishmëri për ta ndihmuar. Por jo Qeveria e Kosovës.

Ndjeshmëria ndaj rastit e informimi rreth kësaj tragjedie u reduktua në nivele personale: Duke thirrë miq në Liban për t’i ngushëlluar dhe duke i informuar shqiptarët nëpërmes në llogarie personale në Facebook.

Ndjehem kranar me punën që bëra, por edhe i turpëruar nga papërgjegjësia e turpshme e Qeverisë që e turpëroi gjithë Kosovën dhe popullin e saj.

Amaterizëm i skajshëm i diplomacisë kosovare. Papërgjegjësi totale e kësaj qeverie që po i thonë Qeveria Hoti…!