Shpërthimi i vullkanit në Paqësor dhe më pas cunami, fundosen varkat në port

Një shpërthim masiv vullkanik në Tonga shkaktoi valë cunami dhe ka mbytur ishujt e Paqësorit në hi, duke ndërprerë energjinë dhe komunikimin me jashtë.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern thotë se cunami nga vullkani shkaktoi “dëme të konsiderueshme”:

“Dyqanet përgjatë bregdetit janë dëmtuar dhe do të duhet një pastrim i konsiderueshëm. Nuku’alofa është e mbuluar me një shtresë të trashë pluhuri vullkanik, por gjendja është e qëndrueshme. Kablloja kryesore e komunikimit nënujor është dëmtuar. Autoritetet e telekomunikacionit po punojnë për të rivendosur komunikimin”.

Vendasit thonë se janë zemër thyer nga ajo se çfarë ka mbetur pas, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

“Kjo është varka pas. Kam lundruar për 30 vjet me të. Të thyhet zemra kur sheh varkat të dëmtuara – Ka varka të fundosura në të gjithë portin, është thjesht e pabesueshme”, thotë një banor.

Vullkani nënujor shpërtheu të shtunën, duke nxjerrë një shtëllungë hiri në qiell dhe duke dërguar lëkundje të forta toke drejt Tongës.

Shpërthimi ishte aq i fortë,  sa mund të dëgjohej deri në Zelandën e Re, rreth 2.383 km nga Tonga.