Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 të vdekur dhe 752 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 45.188 dhe numri i të vdekurve në 951, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në orët e fundit janë shëruar 545 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.072 dhe aktualisht raste aktive janë 21.165.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë”, theksohet në njoftimin e ministrisë.
Ndërkohë, institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 211.123 testime për personat e dyshuar me koronavirus.


