Shqipëri-Kosovë pa roaming vitin e ardhshëm

Gashi ka treguar se qytetarët në sezonin e ardhshëm veror mund të flasin pa roaming nëse nënshkruhet marrëveshja më 28 nëntor ndërmjet Qeverisë së Kosovë dhe asaj të Shqipërisë.

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se ARKEP-i, është i gatshëm ta zbatojë largimin e roamingut, në mesë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gashi ka treguar se qytetarët në sezonin e ardhshëm veror mund të flasin pa roaming nëse nënshkruhet marrëveshja më 28 nëntor ndërmjet Qeverisë së Kosovë dhe asaj të Shqipërisë.

“Largimi i roamingut ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe ARKEP është i gatshëm që ta zbatojë sa më shpejtë që të jetë i mundur. Çështja e marrëveshjes ndërshtetërore i takon Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, është themeluar një grup punues dhe ne në pjesën e Kosovës e kemi kryer një pjesë të madhe dhe kjo çështje do të diskutohet takimin e ardhshëm të dy qeverive që do të mbahet me 28 nëntor në Pejë dhe shpresojmë që aty të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes finale në mënyrë që të fillohet me zbatimin i tërheqjes së roamingut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Gashi.

Ai ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes së dy qeverive, qytetarët do të janë të gatshëm të flasin pa roaming në sezonin e ardhshëm veror.

“Sezoni i ardhëm të jetë i përfshirë në të gjitha proceset e operatorëve, ndërsa në aspektin teknik kjo realizohet shumë shpejtë, por kanë procese të brendshme të përcaktimit të kontratave dhe marrëdhënieve financiare, por edhe ajo mund të arrihet shumë shpejtë me një vullnet politik. Unë jam optimist që kjo do të jetë i gatshëm në sezonin veror me nënshkrimin me 28 nëntor ashtu siç parashihet”, ka theksuar kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi. /Telegrafi