Shqipëri, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 tejkaloi 100 mijë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 100.246 dhe numri i të vdekurve në 1.666...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 100.246 dhe numri i të vdekurve në 1.666.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 4.013 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 440.490 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Nga ana tjetër, në Shqipëri ka nisur edhe vaksinimi kundër COVID-19 për të moshuarit mbi 80-vjeç.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin për personat mbi 80-vjeç në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, i cili ka filluar me personalitetet e njohura dhe është pasuar me të moshuar të tjerë të së njëjtës kategori.