Shqipëria bëhet gati të zgjasë gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Kujtojmë se qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore më 24 mars për shkak të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Ashtu siç e paralajmëroi këtë të hënë në ERTV, qeveria po bëhet gati që të zgjasë me 30 ditë të tjera gjendjen e emergjencës në Shqipëri.

Qeveria ka propozuar kuvendit që të zgjasë gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më datën 30 qershor të vitit 2020. Pritet që propozimi të shkojë ditën e nesërme në komisionin e ligjeve dhe më tutje për votim në parlament.

Kujtojmë se qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore më 24 mars për shkak të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.