Shqipëria drejt fitores ndaj Kazakistanit, Manaj trefishon nga penalltia

Kjo fitore e çon Shqipërinë në vendin e dytë me 8 pikë teksa Bjellorusia kryeson me 10 pikë pasi po fiton ndaj Lituanisë

Shqipëria është shumë afër fitores ndaj Kazakistanit. Rei Manaj ka shfrytëzuar një penallti të fituar nga Abrashi duke tundur rrjetën për herë të tretë këtë mbrëmje nga kuqezinjtë.

Rezultati vijon 3-1 teksa kazakët duket se do të mjaftohen me golin spektakolar nga mesfusha që vetëm sa ngushtoi diferencat. Më parë për kuqezinjtë shënuan Cikalleshi dhe Ismajli në pjesën e parë.

Kjo fitore e çon Shqipërinë në vendin e dytë me 8 pikë teksa Bjellorusia kryeson me 10 pikë pasi po fiton ndaj Lituanisë. Duket se gjithçka do të vendoset në ndeshjen Shqipëri- Bjellorusi ku kuqezinjve u duhen patjetër 3 pikë ose nuk kualifikohen.