Shqipëria “fuqizon” shkëmbimet tregtare me Turqinë – Tekstilet zëvendësohen me materiale ndërtimi

Shqipëria ka importuar 17.3 miliardë lekë më shumë mallra “made in Turkey”, në 2021. Sipas raportit më të fundit të Instat mbi tregtinë e jashtme, në janar – gusht 2020, Shqipëria ka importuar mallra me vlerë 36 miliardë lekë nga Turqia.

Ndërkaq, për po të njëjtën periudhë të këtij viti, kjo vlerë u rrit në 53.4 miliardë lekë. Rritja e importeve i atribuohet më së shumti materialeve të ndërtimit dhe metaleve, me 6.8 miliardë lekë diferencë në 2021.

Nga ana tjetër, sipas Instat, “fuqizimi” në partneritetin tregtar Shqipëri – Turqi është ndjerë edhe te eksportet, të cilat janë rritur me 2.2 miliardë lekë. Në janar – gusht 2020, eksporti vendas drejt Turqisë është shënuar në vlerën 1.6 miliardë lekë, ndërsa në 2021, eksporti shkoi në vlerën 3.9 miliardë lekë. /scan