Shqipëria medaljen e artë në Evropianin e Gjimnastikës nga një Rus

Petrov e ka shpjeguar kështu zgjedhjen për të përfaqësuar Shqipërinë: “Kur nuk u kualifikova për në Lojërat Olimpike të 2016, e mbylla karrierën si gjimnast dhe u transferova në Pragë për të punuar si trajner.

Shqipëria ka arritur që të fitojë një medalje të artë në Evropianin e Gjimnastikës, falë sportistit me origjinë ruse, Matvei Petrov.

Në kompeticionin e zhvilluar në Mersin të Turqisë, Petrov fitoi më shumë pikë se të gjithë në kategorinë e kalit me doreza.

Petrov e ka shpjeguar kështu zgjedhjen për të përfaqësuar Shqipërinë: “Kur nuk u kualifikova për në Lojërat Olimpike të 2016, e mbylla karrierën si gjimnast dhe u transferova në Pragë për të punuar si trajner. Nuk e mendoja vijimin e karrierës si gjimnast. Por, teksa punoja si trajner, gjeja kohë të lirë, kështu që fillova të stërvitem përsëri dhe kuptova se isha ende në formë.

Dhe pata fat sepse drejtori i palestrës ku unë punoja ishte shqiptar. Kështu nisi historia ime me Shqipërinë”, është shprehur më parë Matvei Petrov.