Shqipëria merr hua 190 milionë dollarë nga FMN

Kjo kredi nga nga institucioni ndërkombëtar si mbështetje për të përballuar nevojat emergjente gjatë krizës së Covid-19.

Në mbledhjen e datës 22 prill të Këshillit të Ministrave është miratuar edhe projektligji për humarrjen nga Fondi Monetar Ndërkobmëtar në shumën prej 139 milionë SDR(190 mln$).

Kjo kredi nga nga institucioni ndërkombëtar si mbështetje për të përballuar nevojat emergjente gjatë krizës së Covid-19.

Sipas njoftimit të FMN për shkak të dy goditjeve të njëpasnjëshme (tërmeti dhe pandemia Covid-19) aktiviteti ekonomik në Shqipëri mund të pësojë tkurrje domethënëse në vitin 2020, për tu ndjekur nga një rimëkëmbje në vitin 2021. Duke parë situatën që është në zhvillim të vazhdueshëm, këto parashikime janë subjekt i një pasigurie të lartë dhe rreziqe me kah nga ulja.

Për këtë arsye FMN e mendon të arsyeshme se duhen bërë shpenzime në sistemin shëndetësor dhe në stimulimin e ekonomisë në këto çaste emergjente. /Scan