Shqipëria mes 10 shteteve në botë për kërkesat për azil në vendet e BE

Shqipëria renditet mes 10 shteteve në botë që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian në muajin tetor të vitit 2021.

Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit bën me dije se në total gjatë këtij muaji janë depozituar në vendet e BE-së 65.400 kërkesa për azil, duke shënuar një rënie prej 8 për qind në krahasim me shifrat e shtatorit.

Shtetasit nga Afganistani zënë vendin e parë në botë për numrin e azilkërkuesve, por ndërkohë është shënuar një rënie me 6 000 aplikime në krahasim me muajin shtator.

Kërkesat për azil:

  • Afganistani 11.300
  • Siria 10.600
  • Iraku 3. 100
  • Turqia 2.600
  • Venezuela 2.500
  • Bangladeshi 2.400
  • Pakistani 2.300
  • Kolumbia 1.800
  • Gjeorgjia 1.700
  • Shqiptaria 1.500

Rreth 3 300 aplikime u depozituan nga të mitur të vetëdeklaruar të pashoqëruar.

Autoritetet e azilit në vendet e Bashkimin Europian dhanë 46 100 vendime të shkallës së parë në tetor. 91% e shtetasve afganë që kishin depozituar kërkesë morën statusin e refugjatit.