Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në miqësoren ndaj Jordanisë, të luajtur në “Elbasan Arena”, por kuqezinjtë i dhanë një përgjigje mjaft të mirë trajnerit Panucci, në prag të ndeshjes me Izraelin, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Futbollistët shqiptarë dominuan lojën dhe e kontrolluan atë gjatë gjithë 90 minutave, teksa u mungoi vetëm goli, por vlen të përmendet se debutuan me sukses edhe lojtarë si Uzuni dhe Dermaku, ndërsa dhanë përgjigje pozitive emra si Grezda dhe Mërgim Mavraj.
Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, që morën menjëherë kontrollin e lojës dhe të udhëhequr nga një Eros Grezda në superformë, u hodhën në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.
Në pjesë ne parë pati disa tentativa drejt kuadratit të portës së Jordanisë, ndërsa në dy raste, një herë më Gavazajn dhe më pas me Grezdën, kuqezinjtë pretenduan edhe 11-metërsha, por nuk mendoi kështu arbitri kryesor i takimit.
45-minutëshi i parë ishte mjaft i mirë për kuqezinjtë, ndërsa dëmtimi i mbrojtësit Enea Mihaj që në minutat e para të sfidës, ishte ndoshta ndodhia më e keqe për Shqipërinë.
Në pjesën e dytë Panucci propozoi 3 ndërrime, duke hedhur në fushë Bekim Balajn, Emanuele Ndojin dhe sulmuesin beratas që debutoi me kuqezinjtë, Myrto Uzunin.
Edhe në këtë 45-minutësh, Shqipëria e Panuccit krijoi shumë dhe iu afrua disa herë golit, por pa mundur të dërgojë topin në rrjetë dhe të gëzojë ata pak tifozë në shkallët e “Elbasan Arenës”.
Në të 75’ Balaj ekzekutoi me forcë një goditje dënimi por topi përfundoi jashtë. 
Në fund, asnjë gol dhe shumë mundim për lojtarët tanë, që duhet të korrigjojnë vetëkontrollin në në metrat e fundit për të shpresuar në një fitore kundër Izraelit.
Dy herë pretenduam për penallti, arbitri nga Kosova nuk ishte dakord, ndërsa më pas humbëm edhe raste të mira, por mungoi ritmi i lartë dhe presioni konstant në portën jordaneze. Shqipëria nuk bindi dhe nuk i kënaqi tifozët besnikë që ishin në stadium, sidomos TKZ, që nuk u ndal për gjithë ndeshjen së mbështeturi kuqezinjtë.
Rasti më i mirë ishte ai i Uzunit, që arriti të gjejë shtyllën e portës së Jordanisë, ndërsa këta të fundit thuajse nuk e kërcënuan aspak kuadratin e mbrojtur nga Etrit Berisha. Një rast fantastik për djaloshin debutues, që u vlerësua në maksimum një ditë më parë nga Panucci. Në kohën shtesë Gavazaj provon nga distanca por sërish pa sukses.
Tashmë kuqezinjtë do të kërkojnë të lënë pas këtë ndeshje dhe të rikuperojnë energjitë për sfidën e Ber Shevës ndaj Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve, takim ku fitorja ka vlerë shumë të rëndësishme për Shqipërinë.
Miqësore, e mërkurë, 20:00
Stadiumi “Elbasan Arena”
Shqipëri 0-0 Jordani
DIREKT
85’ – Gavazaj fton Uzuni nga e djathta, mesfushori tenton me një goditje të befasishme, por është i pafat pasi godet shtyllën.
64′ – Veseli ka një mundësi të mirë për shënim, por mbrojtësi nuk arrin të godasë siç duhet.
52′ – Balaj tenton me një goditje mjaft të bukur, pas harkimit nga këndi, por portieri mik i mohon golin.
47′ – Manaj kordinohet dhe godet me të djathtën, por topi shkon ngjitur me shtyllën e portës së miqve.
44′ – Binaku shërben për Manajn në qendër të zonë, lushnjari devijon, por jo mjaftueshë msa për të çuar topin në rrjetë.
38′ – Binaku provon me kokë pas një harkimi të Grezdës, por tentativa e mbrojtësit neutralizohet nga portieri mik.
23’ – Grezda rikuperon një top dhe futet në zonën kundërshtare, në momentin e fundit rrëzohet brenda zone, por nuk a 11-metërsh sipas gjyqtarit. Rast i diskutueshëm.
13’ – Gavazaj tregohet vigjilent dhe përfiton nga një gabim i mbrojtjes mike, anësori fton sërish Grezdën, por sërish është i pasaktë sulmuesi, i cili vonohet dhe humbet mundësinë për të goditur.
12’ – Gavazaj avancon nga e djathta dhe pason topazi për Grezdën, i cili nga shumë pranë godet, por në mënyrë të pabesueshme gabon nga fare pranë.
5′ – Mihaj pëson një dëmtim në kavilje dhe vetëm pas 5 minutash lojë kërkon zëvendësim

1′ NIS NDESHJA!
Memushaj dhe Prenga janë dërguar në tribunë nga trajneri Kristian Panuçi.

FORMACIONET
Shqipëria: Berisha, Lila, Gjimshiti, Manaj, Grezda (Balaj 46′), Xhaka (Ndoj 46′), Mavraj (Dermaku 54′), Binaku (Lenjani 61′), Mihaj (Veseli 10′), Ramadani (Uzuni 46′), Gavazaj. Trajner: Kristian Panuçi. Të gatshëm: Hoxha, Strakosha, Hysaj, Basha, Vrioni, Kaja.




