Shqipëria përgatitet për rrjetin 5G – AKEP: Brenda 2025, do mbulojë një qytet kryesor, korridoret e transportit, pikat strategjike

Ndërkaq AKEP angazhohet se vlerësimet e bëra gjatë vitit të shkuar, do t’i nënshtrohen gjatë vitit 2021 një procesi konform parametrave më të mirë ndërkombëtarë

Deri në fund të vitit 2020 AKEP ka përfunduar dialogun institucional për vlerësimin e kapaciteteve për implementin e teknologjive të brezit të ri 5G në vendin tone, fazë që do të pasohet gjatë vitit 2021 me analizimin e kapaciteteve që ka tregu shqiptar për të përshtatur këtë teknologji. Ndërkohë që duket se duhet pritur viti 2025 që ky rrjet të gjejë një shtrirje të konsiderueshme të territorit shqiptar. Scan Televizion ka zbardhur synimet kryesore që pritet të përmbushen nga AKEP për 5 vitet e ardhëshme. Ato janë:

−▪Penetrimi i Broadband nga rrjetet fikse të jetë 100% për familjet me mundësi aksesi prej të paktën 100 Mbps dhe 1 Gbps (zonat urbane – Tiranë) për 50% të familjeve;

−▪100% e shkollave, universiteteve, qendrave shëndetësore dhe spitaleve të jenë të lidhura me internet Broadband me shpejtësi të lartë 1 Gbps;

−▪të  jenë  të  mbuluara  me  lidhje  5G,  një  qytet  kryesor,  korridoret  kryesore  të  transportit  dhe  vendndodhjet strategjike;

−▪deri  në  fund  të  vitit  2023,  50%  të  hapësirave  publike  si  parqe,  biblioteka  dhe  sheshe,  në  të  gjitha qytetet dhe fshatrat të ketë akses të lirë në lidhje WiFi.

Ndërkaq AKEP angazhohet se vlerësimet e bëra gjatë vitit të shkuar, do t’i nënshtrohen gjatë vitit 2021 një procesi konform parametrave më të mirë ndërkombëtarë, do të hetojë arkitekturën dhe formatet e sigurisë së rrjeteve, së bashku me sfidat që shfaq secili komponent i teknologjive 5G, rregullat mbi operacionet e sigurta, monitorimin dhe kufizimet e outsourcing të funksioneve, etj. /Scan