Shqipëria tronditet para Bjellorusisë, ylli i mbrojtjes del me COVID-19

Në këtë grumbullim për shkak se janë të prekur me COVID-19 mungojnë edhe Marash Kumbulla e Florian Kamberit, ndërkohë që ka pasur edhe lojtarë të dëmtuar si Bare, Roshi, Dermaku, Mihaj dhe Mersinaj.

Elseid Hysaj do të jetë mungesa e madhe e kombëtares shqiptare. Shkodrani i Napolit ka dalë pozitiv pas testit të bërë një ditë më parë. Veç Abrashit të pezulluar me kartonë të verdhë, trajneri Reja tani nuk do të ketë të gatshëm as mbrojtësin e djathtë.

“Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ”, njofton FSHF.

Në këtë grumbullim për shkak se janë të prekur me COVID-19 mungojnë edhe Marash Kumbulla e Florian Kamberit, ndërkohë që ka pasur edhe lojtarë të dëmtuar si Bare, Roshi, Dermaku, Mihaj dhe Mersinaj. /abcnews.al