Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e vdekjeve nga ndotja e ajrit

Ndryshe, Kosova dhe Lihtenshtajni nuk janë përfshirë në këtë raport pasi që nuk janë anëtare të këtij agjencioni evropian.

Shqipëria zë vendin e parë sa i përket numrit të vdekjeve të lidhura me ndotjen dhe se autoritetet nuk po bëjnë asgjë për të adresuar problemin, sipas vlerësimeve të lëshuara këtë javë nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) gjersa Kosova nuk është përfshirë në këtë raport pasi që nuk është anëtare e kësaj agjencie evropiane.

EEA publikoi një analizë të gjendjes së mjedisit për vendet evropiane në faqen e saj të internetit, duke theksuar se ka ndryshime të mëdha në lidhje me vendet nga perëndimi dhe lindja e kontinentit, ku situata më e keqe është në Shqipëri.

“Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vdekjeve që i atribuohen mjedisit prej 27 për qind gjersa Islanda dhe Norvegjia kanë më të ulëtën, nëntë për qind”, thonë gjetjet kryesore të raportit.

Mesatarja evropiane e vdekjeve në lidhje me ndotjen e mjedisit vlerësohen në 13 për qind ndërsa shkalla e vdekshmërisë në shtetin boshnjak është dy herë më e lartë se mesatarja evropiane.

Dokumenti citon një paralajmërim dramatik se rreth 400 mijë vdekje të parakohshme çdo vit në tokën evropiane mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit, ndërsa 12 mijë vdekje të tjera janë të lidhura me ndotjen e zhurmës.

Në një situatë të tillë, thekson EEA, është e rëndësishme të merret parasysh zbatimi i politikave dhe zgjidhjeve të integruara që do të sigurojnë mbrojtjen e natyrës, futjen e teknologjive të gjelbra dhe ruajtjen e cilësisë së jetës në qytete, të gjitha në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.

Ndryshe, Kosova dhe Lihtenshtajni nuk janë përfshirë në këtë raport pasi që nuk janë anëtare të këtij agjencioni evropian. /Telegrafi