Shqipërisë i bien ndjeshëm turistët por pandemia s’ndal rritjen e vizitave për qëllime biznesi

Ndërkohë, ndryshe nga “zërat” e tjerë që janë të gjithë negativë, vetëm hyrjet për qëllim biznesi dhe profesionale kanë njohur rritje në rang 6 mujor.

Shqipëria ka njohur këtë qershor një rënie të konsiderueshme të hyrjeve nga jashtë. Referuar të dhënave të INSTAT, në qershor rënia e hyrjeve nga shtetasit e huaj është me -71,5 %.

Por sa i përket qëllimeve të vizitës, në qershor është konstatuar një rritje e hyrjeve për arsye biznesi dhe profesionale me 20 %. Nga 9121 hyrje që ishin në qershorin e vitit të kaluar, këtë vit numri I hyrjeve për këtë qëllim u rrit në 10,942.

Ndërkohë, ndryshe nga “zërat” e tjerë që janë të gjithë negativë, vetëm hyrjet për qëllim biznesi dhe profesionale kanë njohur rritje në rang 6 mujor.

Në periudhën janar-qershor 2020, numri total i hyrjeve për këtë qëllim është 52 mijë e 930 duke njohur një rritje me 11,5 %. /Scan