“Shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja”/ Basha: PD e vendosur në luftën kundër korrupsionit

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka publikuar fotot nga takimi në Kombinat. Ai theksoi se beteja e PD është për Shqipërinë dhe është ballore dhe pa kompromis. Basha tha më tej se PD është e vendosur në luftën kundër korrupsionit.

MESAZHI I BASHES

Shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja! Beteja jonë është për Shqipërinë dhe është ballore, pa kompromis dhe çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona në shërbim të qytetarëve. Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit që gërryen mirëqenien e familjeve shqiptare, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Europiane.