Kjo është fotografia e përgjithshme e raportit vjetor mbi situatën në burgjet italiane përgjatë vitit 2018, i cili hartohet çdo vit nga organizata italiane politiko-sociale për të drejtat e garancitë e sistemit penal në Itali, “Antigona” nën autorizimin e Departametit të Administratës së burgjeve në Ministrinë e Brendshme, e ku marrin pjesë magjistratë, studiues, parlamentarë, operatorë të burgjeve dhe qytetarë të thjeshtë.
Studimi ka vërtetuar se numri i të burgosurve në Itali ka kapërcyer 60 mijë persona, me një shtim prej 2500 të burgosur në krahasim me vitin 2017, shifër kjo që nuk kapërcehej prej 5 viteve të fundit.
Kapaciteti i përgjithshëm i burgjeve në Itali është rreth 50 500 vende dhe aktualisht janë rreth 10 mijë të burgosur më shumë në këto struktura, e me një koefiçient popullimi prej 118.6%.
Mjaft i lartë është numri i të burgosurve të huaj që janë rreth 20 306, mes të cilëve mjaft shqiptarë.
Të burgosurit shqiptarë në burgjet italiane janë 2579, 33 prej të cilëve femra. Numri i tyre është mjaft pranë të bugosurve rumunë që janë 2589 dhe renditen pas atyre marokenë që janë në vendin e parë me 3722 të burgosur.
Në raport me numrin e përgjithshëm të komuniteteve të huaja në Itali, numri i të burgosurve shqiptarë është mjaft i lartë.
Në Itali jetojnë rreth 1 milionë e 190 mijë shtetas rumunë dhe numri i të burgosurve nga ky komunitet është 2589, kundrejt rreth 440 mijë emigranë shqiptarë ku numri i të burgosurve është 2579.
Viti 2018 ka shënuar dhe një rritje të vetëvrasjeve në burgjet italiane. Në çdo 900 të burgosur, një prej tyre ëshë vetëvrarë e ky koefiçient është 20 herë më i lartë se ai në jetën e lirë.
Prej vitti 2011 në burgjet italiane nuk regjistrohej një numr kaq i lartë vetëvrasjesh.
“Parandalimi i vetëvrasjeve në burgje, shkruan Presidenti i organizatës “Antigone”, duhet të lidhet me cilësinë e jetës brenda burgjeve, kushteve të izolimit, vetmisë e lidhjes me të afërmit jashtë!
Sa i takon kushteve në burgjet italiane, ky studim shfaq problematikën e mos respektimit të normave europiane.
Në 20% të rasteve në qelitë e burgjeve nuk respektohet sipërfaqja prej 3 metra katror të detyrueshme për çdo të burgosur.
Në 36% të rasteve nuk ka ujë të ngrohtë dhe në mbi 56 % të rasteve nuk ka dush.
Problematika shfaq dhe numri i reduktuar i punonjësve në burgje, mungesa e formimit profesional të të burgosurve dhe punësimi i tyre./OraNews



