0.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Janar, 2022

Shqiptarja shtatzënë pëson sulm kardiak/ Pas operacionit në zemër sjell në jetë fëmijën e nëntë

Një grua shqiptare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të nëntë. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Salerno, Itali, ku gruaja e solli në jetë fëmijën në kushte jonormale, sepse iu desh që afër javës së 36 të kryente nje operacion urgjent.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptarja u operua në zemër, pas një ataku të rëndë dhe solli në jetë vajzën e saj 2430 kg.

Ajo lindi një vajzë dhe e kishte shtatzëninë e saj të gjashtëmbëdhjetë, me nëntë fëmijë të lindur dhe shtatë aborte.

Pas operacionit pacientja u stabilizua nga pikëpamja kardiologjike dhe u transferua në Departamentin e Rrezikut të Shtatzënisë, drejtuar nga doktor Mario Polichetti, i cili së bashku me doktor Francesco Marino, Drejtor i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë Spitalore, kryen një prerje cezariane për të lejuar lindjen e foshnjës së saj.

Tashmë nënë e bijë janë në gjendje të mirë, të dyja dëshmojnë se bashkëpunimi i papritur mes mjekëve, profesionalizmi i secilit prej tyre, mund të shpëtojë shumë jetë

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme