Shtrenjtohet energjia në Kosovë/ Kush shpenzon më shumë se 800kwh do paguajë tarifa të reja

Që nga 9 shkurti ka filluar faturimi i energjisë me tarifat e rritura. Qytetarët që shpenzojnë më pak se bllok-tarifa prej 800kWh në muaj nuk do të preken nga rritja. Ndërkaq ata që e kalojnë bllokun do të paguajnë deri në 30% më shumë, pas subvencionimit nga qeveria. Një qytetar i Kosovës që ka shpenzuar…

Që nga 9 shkurti ka filluar faturimi i energjisë me tarifat e rritura.

Qytetarët që shpenzojnë më pak se bllok-tarifa prej 800kWh në muaj nuk do të preken nga rritja. Ndërkaq ata që e kalojnë bllokun do të paguajnë deri në 30% më shumë, pas subvencionimit nga qeveria.

Një qytetar i Kosovës që ka shpenzuar mbi 1200kWh në muaj energji ka paguar 68 euro, me tarifimin e ri do të paguaj deri në 88 euro.
Kjo rritje e faturave të energjisë elektrike është kundërshtuar nga partitë opozitare gjatë seancës së jashtëzakonshme që përmes një rezolute tentuan të shfuqizojnë vendimin.

Memli Krasniqi – deputet, PDK: Albin Kurti po dëshiron me ia falë rreth 100 milionë euro, se kanë me dalë më shumë se 100 milionë euro, KEDS-it
Hykmete Bajrami – deputete, LDK: Ky vendim është jashtëzakonisht i padrejtë, jashtëzakonisht diskriminues. ZRrE, bordi duhet me dhënë dorëheqje sepse ka bërë shkeljen më të madhe

Besnik Tahiri, deputet, AAK: Sot jemi në Kuvend, nëse nuk ka reflektim do të vazhdojmë ashtu siç thënë nga PDK dhe LDK në apelim në Gjykatën Kushtetuese

Megjithatë, shefi i Qeverisë insiston se vendimi i ZRrE-së është i duhuri.
Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës: Pas subvencionimit nga ana e Qeverisë, gjatë muajve të ftohtë, mesatarisht 70.4% e familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimeve.

Tarifat e reja do të aplikohen deri më 31 mars të 2023.