Shtrenjtohet nafta! Bordi i Transparencës vendos çmimin më të lartë që nga krijimi

Një litër naftë do të shitet për 249 lekë në pikat e karburantit në vend, duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të mërkure, 10 lekë më shumë se sa shitej deri sot. Në çmimet e reja për karburantet, të publikuara sot nga Bordi i Transparencës, rritet dhe çmimi i benzinës, ku një litër do…

Një litër naftë do të shitet për 249 lekë në pikat e karburantit në vend, duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të mërkure, 10 lekë më shumë se sa shitej deri sot.

Në çmimet e reja për karburantet, të publikuara sot nga Bordi i Transparencës, rritet dhe çmimi i benzinës, ku një litër do të kushtojë 244 lekë, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, ku një litër gaz do të kushtojë 90 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 244 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë